Historiku i Ndërmarrjës
N.P.L "Stacioni i autobusave" sh.a. në Suharekë si qendër distribuimi, grumbullimi dhe plotësimi i segmentit të ekonomisë, tregut të sherbimeve në lemin e transportit rrugor të udhëtarve, mirëmban, ofron dhe rregullon qarkullimin e transportit rrugor të udhëtarve, në linja: Urban; Ndërurban dhe Ndërkombëtar, sipas rendit të udhëtimit, në sherbimë të udhëtarve(pasaxherëve) dhe operatorëve.
N.P.L "Stacioni i autobusave" sh.a. në Suharekë punën e ka filluar si njesi punuëse në vitin 1976 në kuadër të Ndërmarrjes për transport të udhëtarve dhe mallrave "Kosovatrans" me seli në Prizren. Karakteri i veprimtarisë ka qen sherbyese me të gjitha elementet faktike dhe juridike të cilen edhe sot e kësaj dite e kryen me plotë sukses.
Ka objektin prej 285m2 me lokele percjellëse si salla e udhëtarve (pritjes), zyrave të administratës, sporteleve, restaurantin, nyjeve sanitare dhe mbrenda rrethojave stacioni ka pisten, peronat e pritjes së operatorve për kyqje në peron në sipërfaqe prej 0.28.00ha, gjithashtu ka një sipërfaqe(lulishte) prej 0.03.00ha Stacioni i Autobusave ushtron veprimtarin sherbyese në sipërfaqen prej 4485m2.
Stacioni i autobusave në Suharekë fillon të funksionon në mënyrë normale si veprimtari publike-sherbyse nga sherbimi i peronizimit. Nga themelimi e gjër me sotë N.P.L«Stacioni i autobusave«sh.a.ka vepruar me afarizem të mirë,dhe pa obligime ligjore,ndaj asnjë institucioni si veprimtari Publike sherbyese me interes të veqantë.
Linjat e qarkullimit
• Janë të rexhistruara 136 linja urbane; 55 linja ndërurbane Suh-Pz; 25 linja ndërurbane Suh-Malishevë dhe 82 linja Ndërurbane(tranzite) Pz-Suh-Prishtinë dhe anasjelltas. Gjithësejt: 298 linja.
• I tër teritori i komunës sonë është mbuluara me qarkullimin transportit rrugorë të udhëtarve ku pikënisjen dhe këthimin e kanë nga Stacioni.
• Nga Stacioni Ardhja-Këthimi mbrenda 24 orëve transportohen në të gjitha drejtimet mbi 8500 Udhëtar(Pasaxher) të të gjitha kategorive si punëtor të arsimit, administratës, student, nxënësa të shkollës fillore dhe të mesme etj.
Linjat e qarkullimit
• Ofron sherbime për operatoret e transportit në komunikacionin rrugorë.
• Pranimin dhe percjelljen e udhëtarve në të gjitha linjat.
• Përcjell levizjen e autobusave sipas Rendit të udhëtimit.
• Mban evidencë dhe raport sipas rendit të udhëtimit.
• Informonë udhëtaret mbi ardhjen-nisjen e operatorve.
• Mbikqyrë dhe kontrollonë transportin sipas rendit të udhëtimit i cila ndikon në ngritjen e efikasitetit dhe të përgjegjësis të operatoret.
• Akomodimi i udhëtarve(pasaxherëve) dhe siguria e tyre.
• Eleminimi i ngarkesave në trafik në shumë pika të shpërndarjes dhe marrjën së udhëtarve vendë e pa vendë
• Stacioni ka potencial,infrastruktur dhe lokacion të ndërtuar me të gjitha objektet për shërbimin e udhëtarve-operatorve.
• Pranimi dhe përcjellja e udhëtarve në lijna urbane;ndërurbane dhe ndërkombëtare.
• Dhënja e mundësisë udhëtarit dhe operatorit për informim real, të saktë, të shpejtë dhe precizë, të cilët nuk do të kenë humbje në kohë dhe pritje të panevojshëme.
• Stacioni i autobusave krijon organizimin dhe ofron kushte normale sipas standardeve ligjore të transportit të udhëtarve dhe pengon levizjen heterogjene dhe pa kontrollë të operatorve etj.
Pyetja: A i plotëson nevojat?
Stacioni i Autobusave pas një analize të planin zhvillimor afatëmesëm dhe ati afatëgjat dhe duke e pa trendin e zhvillimit konkludojm se nuk i plotëson nevojat nga arsyeja dhe kërkesa se e vetmja arterje në R. e Kosovës për levizjen e pasaxherve është transporti tokësor(rrugor) i udhëtimit.